I bujshëm arrestimi i kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta! Siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, ai është vënë në pranga këtë të Hënë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit teksa po shkonte me makinën e tij në selinë e partisë.
Meta kishte planifikuar konferencë për shtyp sot në orën 13:40.
Nga informacionet e deritanishme, arrestimi i tij me urdhër të SPAK ka ardhur pas hetimeve për çështjen e pasurisë. Ish-presidenti akuzohet për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “mos deklarim pasurie”.
Masa e “detyrim paraqitje” është caktuar ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.
/tvklan.al