Kina është e njohur për rregullat e “Feng Shui” sa i përket energjisë që përcjellin, elemente të ndryshme, kristalet apo objekte të tjera. Pikërisht rreth kësaj folën në studion e “Rudina” në Tv Klan arkitektja Barbara Doda, e cila ka studiuar në Kinë dhe e njeh shumë mirë kulturën e këtij vendi, dhe ekspertja e kristaleve Fjorza Mullahaj.
Ato treguan elementet që duhet të jenë në çdo shtëpi për të pasur harmoni, energji të mirë dhe për të larguar të keqen.
Barbara Doda: Pesë elementë ka “Feng Shui”, që ka ujin të parin, ka tokën që simbolizon drunjtë dhe zjarrin. Lulet jo domosdoshmërisht duhet të jetë natyrale, por të mos jenë të thara. Unë e kam shumë problem që të hedh lulet më dhimbsen, por në fakt ato sjellin një energji të keqe.
Rudina Magjistari: Pra nuk duhen lulet e thara.
Fjorza Mullahaj: Po sepse në fakt është e vdekur, jo e tharë.
Barbara Doda: Tjetër janë metale, të cilat sjellin fat në varësi se ku janë të pozicionuara. Elementi i ujit.
Rudina Magjistari: Uji duhet të jetë i rrjedhshëm?
Barbara Doda: Po! Duhet të jetë i rrjedhshëm dhe i pastër. Uji bashkë me ajrin janë dy elementë kryesore që lidhen me “Feng Shui”.
Rudina Magjistari: Xham ose qelq. Kam dëgjuar diku që sapo të hysh në shtëpi është mirë që të ketë xham, qelq ose pasqyrë.
Barbara Doda: Pasqyra është shumë e mirë sepse reflekton dritën kështu që është një nga elementët më të mirë që mund të kesh në shtëpi./tvklan.al