“Ne në këtë rast nuk jemi kundra impiantit, jemi kundra mënyrës së veprimit, së pari dhe kundra ardhjes së plehrave nga Italia. Futja e plehrave nga Italia me ato kushte që është vënë këtu na vënë ne në një pozicion shumë të vështirë dhe si sasi plehrash që do i shtohen artificialisht Shqipërisë. 70 maune që do vijnë çdo ditë me plehra, se do vijnë 1 000 ton, do bllokojnë autostradën, do ketë një sasi të madhe plehrash që do grumbullohet në një vend, kontrolli i tyre është i pamundur. Pra ka jashtëzakonisht pika shumë të dyshimta dhe shumë të gabuara.”

Gazetarja: Atëhere, në qoftë se qeveria do të vendosë të miratojë ndërtimin e një impianti të tillë, çka do të thotë që do të vijnë plehrat nga Italia të përpunohen në Shqipëri. Kush janë masat që mendoni se do të merrni për ta kundërshtuar një gjë të tillë?

“Së pari, një herë unë jam i bindur që qeveria nuk do arrijë ta bëjë këtë, sepse edhe në qeveri ka njerëz që e kuptojnë çfarë dëmi po i sjellin Shqipërisë. Vetëm disa njerëz janë aty që mund të mendojnë që të fitojnë sot dhe mos të çajnë kokë për pasojat. Në qoftë se u realizua, atëherë vërtet jemi përpara një gjendje të jashtëzakonshme që qeveria nuk pyet as shoqëri civile, as popull, as elektorat, as institute shkencore, as organizma evropiane. Atëhere dihet që ky është fundi i qeverisë.”

“ Kemi të bëjmë me djegie tonelatash të tëra plehrash që do të vijnë nga Italia, me sasira, do të thosha, të llahtarshme, mbi 1400 ton në ditë ku thuhet në kontratë se do të jenë të parrezikshme, por që askush nuk do të garantojë për to, pasi fjala është për plehra që nuk ndahen, që vijnë në gjendje të tharë, siç i prodhon Italia e jugut ose Italia qendrore, ku dihet që sot as 5% e mbetjeve urbane të familjeve të ndryshme nuk ndahen.”

Gazetarja: Në qoftë se qeveria shqiptare do të vendosë të miratojë ndërtimin e një impianti të tillë, kush është hapi që do të ndërmerrni ju?

“Tani, në qoftë se qeveria vazhdon me hapa të tilla antipopullore, antikombëtare, në qoftë se vazhdon të shesë interesat e Shqipërisë siç ka bërë, e zëmë edhe më përpara, po në përmasa më të vogla me shitjen e rërës së bregdetit, siç ka bërë tashti afër me një koncesion shumëvjeçar për një firmë italiane që të ketë ekskluzivitetin në importin e naftës duke i dhënë kalatën e Vlorës me një çmim qesharak për një dollar, pra kemi të bëjmë me shtije direkte të interesave kombëtare të Shqipërisë dhe natyrisht them se përgjigjja është e qartë për të se çfarë do të bëjë populli kur qeveria bën veprime të tilla antipopullore.”

Erjon Veliaj: “E para, ka qenë mungesa e transparencës në këtë marrëveshje kundër çdo norme, nuk është pyetur publiku, sidomos popullsia e ndikuar nga një marrëveshje e tillë apo nga ndërtimi i impiantit. E dyta, rreziku potencial që kanë incineratorët e djegies së plehrave është provuar në shumë vende të botës impiante të tilla kanë pasur probleme për popullsinë lokale duke qenë shqetësimi kryesor dhe, e treta, ka qenë mungesa e aftësisë së institucioneve tona për të kontrolluar këto mbetje mjafton të kujtojmë që 1400 ton importe çdo ditë është afërsisht 70 kamionë me dy rimorkio. Në doganat shqiptare të paafta për të kapur dërgesat e drogës apo trafikimin e qenieve njerëzore besoj që ka po aq mangësi dhe mungesë ekspertive, ekspertize për të kontrolluar mijëra ton mbetjesh të paklasifikuara që do të vinin çdo ditë nga Italia. Së bashku me grupimet e shoqërisë civile kemi organizuar nji protestë ditën e martë në orën 12:00 është një thirrje e hapur për të gjithë qytetarët, bëhet fjalë për jetën e secilit prej nesh dhe kjo do të jetë protesta e parë, ajo hapi i dytë që kemi ndërmarrë është po kontaktojmë me kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillit të komunave të Kasharit, Bërxullit, Domjes edhe Vorës që do të jenë popullsia që ndikohet më afër për të sensibilizuar ata dhe të kemi dhe përkrahjen e tyre në këtë iniciativë.” /tvklan.al