Gazeta britanike ‘Metro’ fton lexuesit e saj të vizitojnë Shqipërinë. Në këtë artikull theksohet se vitet e fundit numri i turistëve të huaj në pikat më të njohura turistike shqiptare është duke u rritur.
Një mori faqesh në internet për udhëtime sugjerojnë një rezervim të pushimeve në vendin e Evropës Jugore që kufizohet me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë; me një vijë bregdetare prej rreth 400 kilometrash të mbushur me plazhe të bukura; vende të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, mikpritje të ngrohtë dhe mot me diell thuhet në artikull.
Thekson se çmimet e strukturave akomoduese në Shqipëri janë mjaft të arsyeshme. Fluturimet janë gjithashtu jashtëzakonisht të përballueshme pasi shumë kompani ajrore ofrojnë fluturime direkte nga Londra në Tiranë.
Në artikull theksohet se Shqipëria ka marrë një kthesë të jashtëzakonshme, duke patur parasysh faktin se vendi ynë ishte një nga më të izoluarit të Evropës.
Vendi ynë hapi dyert për vizitorët e huaj vetëm kur komunizmi ra pas katër dekadash diktaturë në 1991.
Megjithatë aktualisht vendi ynë po shijon një bum turistik aq sa është e vështirë të mendohet se vendi ynë ka qënë i zoluar për dekada të tëra përdundon artikulli.
Klan News