Michelle Keegan ka bërë të ditur se është në pritje të ëmbël. Aktorja e njohur  dhe bashkëshorti i saj Mark Wright zbuluan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë në një postim të përbashkët në Instagram. Njoftimi u bë së bashku me një foto të aktores së serialit televizv “Fool Me Once” dhe partnerit të saj duke pozuar në një plazh.

“Viti 2025 do të jetë i veçantë për ne”, e shoqëruan me këtë mbishkrim këtë foto.

Michelle dhe Mark mendohet se kanë filluar lidhjen e tyre të dashurisë në fund të vitit 2012 dhe u martuan në maj 2015. Gjatë gjithë kohës së tyre në qendër të vëmendjes, Michelle dhe Mark kanë folur hapur për publikun për dëshirën e tyre për të krijuar familjen ndërsa vetë aktorja është shprehur se ka qenë e bezdisur nga kjo pyetje.

Klan News