Kishte kohë që Lady Gaga shmangte daljet në publik dhe pas këtij fakti mund të fshihet një arsye e fortë. Këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël dhe këto thashetheme vijnë pas fotografive të paparacëve.
Ata e kanë fotografuar teksa merrte pjesë në dasmën e motrës së saj e veshur me këtë fustan të zi për të mbuluar barkun e rrumbullakosur. E vetmja dalje publike e këngëtares ishte e datës 23 Maj në tapet të kuq ku u paraqit me këtë veshje të veçantë e cila u interpretua nga mediat si një mënyrë ideale për të shmangur barkun.
Në mars të vitit 2021, u raportua se romanca e Gaga-s me sipërmarrësin Michael Polansky po bëhej serioze dhe ajo kishte shprehur dëshirën për të krijuar një familje me të.
Krijuesja e hiteve, e cila është në një lidhje afatgjatë me 46-vjeçarin së fundmi përfundoi xhirimet për filmin e saj të ardhshëm ndërsa vazhdon të punojë për një album të ri muzikor.
Klan News