Pasditja e së premtes në programin “Rudina” në Tv Klan nisi me një surprizë. Gjatë prezantimit të të ftuarave të panelit, Rudina Magjistari njoftoi ardhjen e psikologes së njohur Anxhela Peza e cila është sërish në pritje të ëmbël! Peza hyri në studio me barkun e rrumbullakosur duke zbuluar muajin e shtatzënisë dhe gjininë e bebit që pret të vijë në jetë.

Rudina Magjistari: Anxhela, surprizë për të gjithë! Si je e dashur, si dukesh? Sa muajshe je?

Anxhela Peza: Sapo kam hyrë në të shtatin.

Rudina Magjistari: I madh thonë, i paske binjakë! Jo, jo nuk i ka binjakë. E ke parë gjininë?

Anxhela Peza: Patjetër. Kësaj radhe do ta bëjmë Andrein me një motër.

Rudina Magjistari: Po prandaj se në përgjithësi thonë që kur barku është më i madh është gocë apo e kam gabim?

Anxhela Peza: Thonë që kur gruaja shëndoshet shumë, nëna shëndoshet shumë, është vajzë, nëse barku është shumë, shumë përpara është djalë. Unë me të dyja shtatzëntië njësoj e kam barkun.

Më 24 korrik 2023, Anxhela Peza dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër të një djali. Psikologia erdhi bashkë me të në studion e programit për të na prezantuar me vogëlushin dhe rrugëtimin e saj të ri të mëmësisë.

/tvklan.al