Takimi Tirana-Shkumbini do të mbyllë javën e 19-të të Superligës për t’i lënë kohë përgatitjeve të kombëtares për sfidën e 11 Shkurtit me Maltën.
Ndeshja që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” të enjten në ora 14:00 pritet të ndiqet edhe nga Arie Haan, por për të dy skuadrat ka vlerë edhe për të përmbushur objektivat e sezonit.
Tirana kërkon të ruajë distancën me vendin e parë, Vllazninë, ndërsa Shkumbini përfaqësimin në Evropë.
Migen Memelli: “Tirana do tregojë përsëri karakterin e saj, grindën e sa. Nuk diskutohet kampionati është bërë shumë i fortë. Ka, janë 5-6 ekipe janë rivale midis njëra-tjetrës për të kapur katërshen e parë”.
Gugash Magani: “Ndeshja me Tiranën do të tregojë atë çfarë kemi bërë tashi edhe për merkaton sepse është një ndeshje në transfertë. Ne në Tiranë do të shkojmë për rezultat pozitiv sepse ndryshe ne nuk mund t’i arrijmë dot objektivat që kemi për këtë kampionat”.
Gazetari: Cili është objektivi?
Gugash Magani: “Objektivi jonë është pjesëmarrja në kupat e Evropës”.
Tirana vjen në këtë ndeshje pas triumfit 4 me 2 në derbin me Dinamon, ndërsa Shkumbini pas suksesit 1 me 0 me skuadrën kryesuese, Vllazninë./tvklan.al