Dinamo kërkon të kthehet te fitorja pas 2 barazimeve në kampionat dhe humbjes në Kupën e Shqipërisë.

Pavarësisht mungesave, trajneri Ilir Daja thotë se objektivi janë 3 pikët në fushën e Teutës që pavarësisht pozicionit që ka në klasifikim është një kundërshtar i rrezikshëm në shtëpi.

“Të luash në fushën e Teutës është e vështirë edhe për pozicionin. Nëse duam të shkojmë te fitorja duhet të djersijmë shumë për të marrë 3 pikët, sepse Teuta përveç klasifikimit, të tjerat i ka në rregull, luftën e fortë brenda rregullave”.

Dinamo ka fituar takimin e fazës së dytë, ndërsa ai fazës së parë i zhvilluar në Durrës u mbyll në barazim.

Ndeshja tjetër e së hënës do të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Laçit që mbyll javën e 24.

Tv Klan