Këngëtarja e njohur, Mihrije Braha, ishte e ftuar këtë pasdite në programin “Rudina” në TV Klan. Ajo ka folur për projektin e saj më të fundit muzikor, të titulluar “Kollaj”, por edhe detaje interesante nga jeta e saj profesionale dhe private.
Pyetjes së publikut se kush është pjesa e trupit që i pëlqen më shumë, këngëtarja u përgjigj se janë dhëmbët, për shkak se i ka patur gjithmonë pikë të dobët dhe shumë të mirë.
Mihrije Braha: Dhëmbët i kam patur gjithmonë të mirë dhe i kam patur gjithmonë pikë të dobët. Plot femra mendojnë që unë si kam as dhëmbët e mi, se domethënë s’kam asgjë unë, jam e gjitha artificiale dhe mendojnë dhe dhëmbët i kam artificiale, por jo i kam të miat. Edhe flokët i kam pikë të dobët, nëse llogariten pjesë e trupit.
Braha tregoi se në vitin ’89 kur shkoi në Amerikë për shkak se nuk pëlqente ushqimet aty, se ishin me shumë yndyrë ra shumë në peshë, por në fytyrë nuk pësoi asnjë ndryshim. Kur shkoi në farmaci për të kërkuar vitamina, farmacisti u çudit me të.
Mihrije Braha: Në ’89 kam shkuar në Amerikë, i bie diku 19 vjeç dhe kur shkova atje rashë shumë në peshë, sepse më pengonte vaji, aroma e yndyrnave domethënë, edhe unë fillova të haja vetëm bukë dhe djathë dhe u bëra kockë e lëkurë. Kur shkova në një barnatore, ama në fytyrë isha OK sepse mollëzat kanë strukturën vetë. Kur hyra në farmaci, u çudit farmacisti se tha, në Amerikë të vijnë të kërkojnë vitamina nuk ndodh. Ti qenke shumë mirë, i thashë unë prit të heq pallton dhe të më shikosh se jam kockë e lëkurë. Ai më tha s’ka vitamina, por nëse do të kthesh oreksin, merr një gotë qumësht, banane dhe kek, 3 herë në ditë./tvklan.al