Mikro-robotë kundër infertilitetit femëror. Në Kinë janë realizuar mikrorobotë në dyll fotosensibël me një shtresë mjaft të hollë metalike që i jep aftësi magnetike për të zhbllokuar tubat në sistemin riprodhues femëror. Duke aplikuar edhe fushën magnetike të jashtme, roboti rrotullohet rreth vetes duke lëvizur ne mënyrë shumë të saktë.

Deri më sot ky problem zgjidhej me ndërhyrje kirurgjikale, por autorët e studimit, shpjegojnë se kjo teknikë e re, e cila ka vend për përmirësim në të ardhmen, krijon lehtësira të mëdha në mjekësi.  Hapi i rradhëes do të jetë vendosja e telekamerave mikroskopike për të ndjekur procedurat në kohë reale dhe me saktësi të plotë.

I gjithë mekanizmi i krijuar është shpjeguar më gjerësisht në revistën shkencore “Aip Advances” nga grupi kërkimor i Institutit të Teknologjisë së Avanacuar Shenzen në Kinë.

Klan News