Milan Junior Camp i ka dhënë fund përzgjedhjes së dytë në Shqipëri.

Pesë fëmijë kanë fituar të drejtën të shijojnë disa ditë në qendrën stërvitore të ekipit të madh italian dhe të marrin pjesë në turneun që do të organizohet në stadiumin San Siro.

Rezart Taçi: “Edhe këtë vit nga ç’folëm me trajnerët e Milanit të shikojmë talente të tjera. Shpresojmë që edhe këta të kenë, të spikasin në atë ndeshjen që do zhvillojnë në Milano, të bjerin në sy të gjithë programatorët apo trajnerët e Milanit. Jemi shumë të kënaqur. Do vazhdojmë si kompani të mbështesim këtë aktivitet.”

Në këtë aktivitet të Milan Junior Camp u vlerësua veçanërisht një adoleshent, Krenar Kukeli, që sipas trajnerëve do të jetë nën vëzhgim.

Rezart Taçi nga ana tjetër premtoi se trofeu Taçi Oil do të vazhdojë sërish për t’u kthyer në traditë dhe Milan pritet të vijë përsëri në Tiranë ashtu siç deklaroi në vizitën e fundit zv/presidenti i klubit, Adriano Galliani./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe