Milan interesohet për të marrë Marcus Rashford në huazim ndërsa po shohin mundësinë për të blerë kartonin e tij nga Manchester United.
Interesi i klubit të Serie A nuk është avancuar në këtë faze, por United është i vetëdijshëm se Rashford kërkohet në San Siro.
27-vjeçari ka pranuar më parë se është gati për një sfidë të re, duke qenë se nuk është në preferencat e trajnerit Ruben Amorim.
Ndaj tij interesohen edhe tre klube të Arabisë Saudite ndërsa duket se dëshira e tij është të luajë në një ligë të madhe dhe të përpiqet të rifitojë vendin e tij në kombëtaren e Anglisë.
Paga e Rashford është e madhe pasi nënshkroi një marrëveshje të re me 30 gola të shënuar në sezonin 2022-23. Gjithsej ai ka realizuar 138 herë në 426 ndeshje me United.
Milani emëroi Sergio Conceicao trajnerin e tyre javën e kaluar dhe mundet që në ditët e merkatos së Janarit të vijë edhe kërkesa zyrtare për futbollistin anglez.
Tv Klan