Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, foli në konferencë për shtyp, në prag të takimit me Hellas Veronën në transfertë.

Tekniku bardhezi deklaroi se zhgënjimi për eliminimin nga Kupa ka qenë i madh, por tani pret fitoren.

Motta u shpreh se ndjen besim nga skuadra dhe shtoi se marrëdhënia mes tyre është e shkëlqyer.

“Nuk kanë qenë ditë të lehta, por detyra jonë është që të mendojmë për ndeshjet e radhës. Përballë kemi Veronën, një ndeshje e komplikuar. Kemi energji dhe dëshirë të madhe për ta kthyer zhgënjimin në forcë dhe ta tregojmë në fushë. Duhet të tregohemi se jemi superiorë dhe të marrim 3 pikët.

Kanë mbetur edhe 12 ndeshje në kampionat, mendojmë si të marrim më të mirën. Pas eliminimit në Kupë, zhgënjimi ishte i madh tek të gjithë.

Ndjej besimin e lojtarëve. Marrëdhënia ime me skuadrën është e shkëlqyer. Gjithnjë ka qenë e tillë. Nëse do të kisha fëmijë në futboll, do të doja që të kishin një trajner si unë, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë”, deklaroi Motta.

Ndeshja Verona-Juventus do të luhet të Hënën duke nisur nga ora 20:45. /tvklan.al