Nën hetim shitja e aksioneve tek “Red Bird”
Kalimi i aksioneve të Milan nga fondi Elliott, në atë RedBird po hetohet nga drejtësia italiane. Sipas mediave në këtë vend dyshohet se ka parregullsi, ndërsa të martën Guardia Di Finanzia bëri kontrolle në Casa Milan.
Nëse dyshimet faktohen, minimumI është zbritja e pikëve ashtu si u bë me Juventus sezonin e kaluar për shkak të problemeve në bilanc. Por masat mund të jenë edhe më të ashpra deri në zbritje nga kategoria apo përjashtim nga kampionati.
Mendohet se kalimi i aksioneve është zhvilluar, por kanë mbetur ende në zotërim të fondit Elliot dhe është fshehur. Nga ana tjetër, klubi i Milanit reagoi, duke thënë se nuk ka përgjegjësi si palë e tretë dhe se po bashkëpunon për sqarimin e situatës.
UEFA nuk po heton ende, por nëse akuzat faktohen mund të ketë masa edhe prej këtij organizmi me përjashtim nga Kupat e Europës. Nën hetim janë ish-administratori i deleguar Ivan Gazidis dhe ai aktual Giorgio Furlani.
Tv Klan