Milani e ka nisur sezonin shumë dobët, duke regjistruar një humbje dhe një barazim në dy ndeshjet e para. Ajo që ka rënë në sy te kuqezinjtë, përveç problemeve në mbrojtje, ka qenë edhe problemet në sulm.

Dëmtimi i Moratës, ka prishur planet e drejtuesve dhe trajnerit Paulo Fonseca. Ky i fundit prej kohësh ka kërkuar Tammy Abraham dhe duket se dëshira do i plotësohet.

Raportimet nga Italia, bëjnë me dije se Milani dhe Roma, janë pranë marrëveshjes, për transferimin e sulmuesit anglez në “San Siro”.

Klubi verdhekuq do të marrë në shkëmbim sulmuesin anësor, Alexis Saelemaekers, plus 10 milionë euro. Dy klubet thuhet se janë në fund të marrëveshjes dhe kanë mbetur për tu zgjidhur vetëm detaje të vogla.

Trajneri Fonseca e njeh mirë Abraham-in, nga koha kur drejtonte skuadrën e Romës. /tvklan.al