Milani regjistroi një fitore tenistike në Kupën e Italisë, pasi mposhti Sassuolon me shifrat e thella 6-1, për të siguruar kualifikimin për në çerekfinale.

Dopieta e Chukëueze si dhe golat e Reijnders, Leao, Calabria e Abraham, i siguruan fitoren e thellë kuqezinjve.

Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, u shfaq shumë i lumtur, duke thënë se ishte një ndeshje fantastike, por shtoi se tani fokusi do të jetë te ndeshja e kampionatit ndaj Atalantës, aty ku theksoi se i pret një sfidë e vështirë.

“Më pëlqeu shumë si ndeshje. Zhvilluam një sfidë të shkëlqyer. Jam i kënaqur me seriozitetin e treguar nga ekipi dhe mënyrën si e interpretuan ndeshjen. Vazhdimësia është shumë e rëndësishme. Ne ndryshuam shumë lojtarë dhe u përgjigjën mirë. Megjithatë tani na pret një ndeshje shumë e vështirë, siç është ajo ndaj Atalantës. Fokusi për momentin është aty. Ne po rritemi, jemi të fortë dhe shkojmë në Bergamo për të marrë fitoren. Është lojë e vështirë, por shkojmë me guxim”, tha Fonseca.

Ndeshja mes Atalantës dhe Milanit, do të luhet ditën e premte në orën 20:45. /tvklan.al