Milani nuk zhgënjeu në shtëpi, teksa mposhti Empolin me rezultatin 3-0. Në “San Siro”, kuqezinjtë ishin dominues gjatë gjithë takimit, duke u shfaqur kërkues nga fillimi.

Ndeshja u zhbllokua nga Morata në minutën e 19-të, me sulmuesin që përfitoi nga një top i mbetur në zonë.

Dy golat e tjerë u shënuan nga Reijnders, i cili në fund u zgjodh edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 22 pikëve, ndërsa mban vendin e shtatë. Empoli në krahun tjetër, mban vendin e 10-të me 16 pikë. /tvklan.al