Gjykata e Tiranës dënoi Vladin për akuzën e “Mosdeklarimit të të ardhurave”
Gjykata e Tiranës dënon me 1 vit e 6 muaj burg në mungesë Ervis Vladin për “Mosdeklarim të ardhurash në kufi” që lidhen me futjen e 3.4 milionë Eurove të padeklaruara në Qershor të 2018-ës.
Pas një kalvari të gjatë, hetimet për dosjen që çuan në pranga fillimisht 4 persona për grup kriminal e pastrim parash dhe u shtrinë edhe në autoritetet belge, përfunduan me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë.
Për shkak të gjykimi i shkurtuar ai dënohet me 1 vit burg, ndërkohë në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Ceka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.
Vlerat monetare u gjetën në dy makina Toyota Auris që u futën në Portin e Durrësit dhe ishin nisur nga Belgjika, teksa në ato kohë u vunë në pranga shoferi dhe administrator i kompanisë që porositi makinat.
Tv Klan