Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Shefi i diplomacisë shqiptare Paskal Milo, ka kërkuar nga qeveria maqedonase të vetëpërmbahet nga sulmet e armatosura të grupeve të ekstremistëve të armatosur, të cilët nuk përfaqësojnë shqiptarët në Maqedoni. Sipas MIlos, janë dy partitë parlamentare të shqiptarëve në Maqedoni, me të cilët qeveria e Gjeorgjevskit, duhet të dialogojë për realizimin e kërkesave të tyre.

Paskal Milo, Ministri i Jashtëm:- “Unë dëshiroj të theksojë, se ajo çka po ndodh në Maqedoni, në asnjë mënyrë nuk duhen ngjyrosur me terma të forta, që më shumë dëshmojnë një nxitim dhe një nervozizëm. Këtu bëhet fjalë për një lëvizje ekstremiste të personave dhe grupeve të veçanta, të cilët nuk përfaqësojnë vullnetin politik të të gjithë shqiptarëve në Maqedoni, por duhet të jemi të kujdesshëm për të mos i dhënë tensioneve aktuale në Maqedoni, një karakter religjioz”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame