Lajme Arkiva 2003

Ka vazhduar sërish sfida mes Bashkisë së Tiranës dhe anëtarëve të opozitës në komisionin hetimor parlamentarë. Nëse një ditë më parë përplasja mes komisionerëve opozitarë dhe nënkryetares së Bashkisë së Tiranës Bizhga, për shkak të mosdhënies së dokumentacionit për hetim shkoi edhe deri brenda ambienteve të bashkisë, vendimi surprizë i kryebashkiakut Rama ka bërë që në dyert e tyre të bien jo fotokopjet por dokumetet origjinale.

Sias nënkryetares Mimi Kodheli në dispozicion të komisionit hetimor janë vendosur dosjet origjinale që bashkia insistoi të mos jepte për më shumë se dy javë për shkak se komisioni reagoi negativisht ndaj kërkesës për të paguar shërbimin me fotokopje.

Mimi Kodheli: Sot paradite komisioni hetimor parlamentarë i vendosur në një mjedis të Bashkisë së Tiranës mori në dorëzim sipas ligjit 15 dosje origjinale të arkivit të institucionit tonë. E ritheksoj faktin se dosjet e vëna në dispozicion të këtij komisioni janë origjinale. Ne besojmë se thjesht dhe vetëm ky fakt zhvlerëson të gjitha akuzat e ngritura ndaj nesh për gjoja frikë nga hetimi parlamentarë dhe jo vetëm kaq. Fakti që ne po vëmë në dispozicion të këtij komisioni dokumentet origjinale tregon vullnetin tonë të plotë për të afirmuar edhe përmes këtij procesi që u iniciua me qëllime të mbrapshta të vërtetën kokëfortë që na bënë të mbajmë kokën lart përball të gjithë qytetarëve të Tiranës.

Nënkryetarja Kodheli tha se i gjithë dokumentacioni origjinal është dhënë në prezencë të specialistëve të bashkisë duke shmangur shkeljen e ligjit, por ajo këmbënguli se sërish në bashki nuk është paraqitur rregullorja e funksionimit të komisioni hetimor parlamentarë anti-Rama./tvklan.al