Mimi Kodheli: “Partia Socialiste e Shqipërisë i fton të gjithë qytetarët që në këtë manifestim për sigurinë dhe drejtësinë që do të zhvillohet sot në orën 18:00 në sheshin “Skënderbe” të jenë të gjithë. Në sytë e Shqipërisë që kërkon drejtësi, siguri dhe shpresë kjo qeveri është njehsuar me korrupsionin dhe padrejtësitë. Sot dhe gjashtë muaj nga tragjedia e Gërdecit kur populli i tërë kërkon me padurim të dijë jo vetëm kush qëndron pas shpërthimit të 15 Marsit, por edhe se si është e vërteta e vdekjes së dëshmitarit kyç të Gërdecit ne ftojmë qytetarët në orën 18:00 për të manifestuar me një zë të vetëm”./tvklan.al