Në përfundim të takimit të tyre në Bruksel, ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian vlerësuan se përsa i përket liberalizimit të vizave me vendet e Ballkanit perëndimor, rruga do të jetë e vështirë.  Në deklaratën e tij për shtyp ministri i Jashtëm çek Karel Schvarzenberg shpjegoi se Brenda vendeve të bllokut ka dallime të shumta për sa i përket këtij regjimi.

Megjithatë Sllovenia dhe Italia, janë shprehur pro vazhdimit të mbështetjes së tyre për Ballkanin në rrugën e tij drejt integrimit evropian dhe të angazhuar për liberalizim sa më të shpejtë të regjimit të vizave për qytetarët e rajonit. Ministri i jashtëm Italian Franko Fratini komentoi nga Brukseli letrën e dërguar pak ditë më parë BE-së për lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët e rajonit duke argumentuar se Blloku ka një problem. Nuk është i  aftë të sigurojë unitet në politikën drejt Ballkanit Perëndimor. “Njëherë një shtet bllokon diçka, herën tjetër, një tjetër”, tha Fratini, duke shprehur keqardhje për shkak të praktikës së tillë. Ai argumentoi se vendimet e Bashkimit Evropian nuk duhet të bllokohen në tërësi për shkak të problemeve specifike të shteteve individuale.

Për Katinka Barysch, zv/drejtore për qendrën e reformës evropiane me seli në Londër  rezistenca e treguar së fundmi nga blloku përsa i përket zgjerimit me vendet e Evropës Lindore është e rrezikshme. Barysh sqaron se shumica e këtyre vendeve janë prekur nga kriza ekonomike dhe do të ishte shumë më e lehtë për ta nëse do të kishin si guidë perspektivën për anëtarësim në bllok. Qeverive evropiane, paralajmëron ajo, u mungon vizioni. Ata duhet të përmbyllin një marrëveshje xhentëlmenësh për të mos vendosur veton ndaj zgjerimit e për më tepër duhet të lejojnë vazhdimin e aplikimeve për anëtarësim të të gjitha vendeve të Ballkanit. Një alternativë tjetër jo evropiane për këto vende do të shtynte rajonin drejt paqëndrueshmërisë politike, kaosit ekonomik dhe zhgënjimit të shumë popujve. /tvklan.alGazetare: Urita Dokle

Në përfundim të takimit të tyre në Bruksel, ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian vlerësuan se përsa i përket liberalizimit të vizave me vendet e Ballkanit perëndimor, rruga do të jetë e vështirë.  Në deklaratën e tij për shtyp ministri i Jashtëm çek Karel Schvarzenberg shpjegoi se Brenda vendeve të bllokut ka dallime të shumta për sa i përket këtij regjimi.

Megjithatë Sllovenia dhe Italia, janë shprehur pro vazhdimit të mbështetjes së tyre për Ballkanin në rrugën e tij drejt integrimit evropian dhe të angazhuar për liberalizim sa më të shpejtë të regjimit të vizave për qytetarët e rajonit. Ministri i jashtëm Italian Franko Fratini komentoi nga Brukseli letrën e dërguar pak ditë më parë BE-së për lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët e rajonit duke argumentuar se Blloku ka një problem. Nuk është i  aftë të sigurojë unitet në politikën drejt Ballkanit Perëndimor. “Njëherë një shtet bllokon diçka, herën tjetër, një tjetër”, tha Fratini, duke shprehur keqardhje për shkak të praktikës së tillë. Ai argumentoi se vendimet e Bashkimit Evropian nuk duhet të bllokohen në tërësi për shkak të problemeve specifike të shteteve individuale.

Për Katinka Barysch, zv/drejtore për qendrën e reformës evropiane me seli në Londër  rezistenca e treguar së fundmi nga blloku përsa i përket zgjerimit me vendet e Evropës Lindore është e rrezikshme. Barysh sqaron se shumica e këtyre vendeve janë prekur nga kriza ekonomike dhe do të ishte shumë më e lehtë për ta nëse do të kishin si guidë perspektivën për anëtarësim në bllok. Qeverive evropiane, paralajmëron ajo, u mungon vizioni. Ata duhet të përmbyllin një marrëveshje xhentëlmenësh për të mos vendosur veton ndaj zgjerimit e për më tepër duhet të lejojnë vazhdimin e aplikimeve për anëtarësim të të gjitha vendeve të Ballkanit. Një alternativë tjetër jo evropiane për këto vende do të shtynte rajonin drejt paqëndrueshmërisë politike, kaosit ekonomik dhe zhgënjimit të shumë popujve. /tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle