Ministri i Jashtëm çek Schwarzenberg ndërsa shpaloste prioritetet e presidencës së Bashkimit Evropian para Komisionit të Jashtëm parlamentar nuk u përmbajt të tregonte që në 5 minutat e para të fjalës së tij se përafrimi i procesit integrues të vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian ishte një ndër prioritetet e kryesore.

Ministri shpjegoi se pas marrjes së pas Malit të Zi, Çekia pret që dhe vendet e tjera të rajonit të aplikojnë për statusin e vendit kandidat dhe se presidenca ka vullnetin e mirë për t’i përfshirë  për diskutim me vendet anëtare këto kërkesa në momentin më të parë të mundshëm. Shqipëria pretendohet të aplikojë për statusin kandidat para 15 marsit duke i9 paraprirë kështu takimit rutinë informal mbi Ballkanin të ministrave Evropian në Gimni. Hovi i qeverisë për të kërkua statusin kandidat është ndërprerë disa herë nga Brukseli, ku pikërisht me argumentimin se duhen përmbushur kriteret që të përsëritura së fundmi nga komisoneri evropian për zgjerimin janë:

Së pari kriteri ekonomik, një vend duhet të dëshmojë rezultate për zbatimin e MSQA-së dhe së dyti reformat që lidhen me integrimin evropian duhet të përparojnë në mënyrë që vendi të eci ekonomikisht drejt Bashkimit Evropian sipas Rehn. Vendi dhe të tregojë se gëzon një stabilitet politik të tillë që të je5të në gjendje të marrë përsipër detyrime, të bëjë të mundur ndryshimet e nevojshme legjislative dhe ekonomike, kështu do të kishte kuptim që vendi të aplikonte për statusin kandidat dhe që komisioni më pas një ditë të ndërtonte mendimin e tij për dhënien e statusit kandidat ndaj këtij vendi.

Por ajo që nuk thuhet troç publikisht është se para së gjithash vendi aplikues duhet të dëshmojë se gëzon mbështetjen e vendeve anëtare përpara se të aplikojë pasi kjo do të ishte e vetmja garanci që kërkesa për kandidaturën të merrej në shqyrtim, proces i cili mund të pengohet edhe nëse vendi i ka përmbushur  kriteret e shumë përmendura dhe se si një vend anëtar evropian mund të bllokojë një vend të rajonit edhe nëse i ka përmbushur detyrimet, aktualisht po mëshirohet nga debati mes Sllovenisë dhe Kroacisë mbi kufirn detar./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj