Administrata e re amerikane është e vendosur të japë një tonalitet të ri marrëdhënieve mes SHBA-së dhe gjithë botës, tha zëvendës presidenti Joe Biden gjatë konferencës për sigurinë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.
Ky është fjalimi i parë i Biden që konsiderohet tepër i rëndësishëm për politikën e jashtme amerikane. Në vizitën e tij të parë jashtë brigjeve që nga emërimi Biden tha, se Uashingtoni do të kërkojë më shumë bashkëpunim ndaj vendeve aleate. Sidomos përsa i përket çështjeve të sigurisë, e në radhë të parë Guantanamos.
Biden është takuar me një sërë personalitetesh të larta si kancelaren Angela Merkel, zëvendës kryeministrin rus Sergei Ivanov dhe presidentin francez Nikolas Sarkozy.
Por veç kësaj në këtë konferencë është trajtuar dhe çështja e Iranit. Kancelaria gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bllokojë përpjekjen e republikës islamike për armatim bërthamor.
Ky do të jetë një sforcim i madh për të gjithë bashkësinë theksoi Merkel. Duke u bërë thirrje edhe vendeve anëtare të NATO-s që të vazhdojnë çarmatimin bërthamor. Në mënyrë që numri i armëve atomike të ulet sa më parë./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle