Samiti ministerial i Bashkimit Evropian që do të mbahet më 2 Qershor në Sarajevë duhet të jetë trampolinë e Shqipërisë dhe Bosnjës për liberalizimin e vizave.

Është ky mesazhi i ministrave të jashtëm të Italisë dhe Sllovenisë Franko Fratini dhe Samuel Zhbogar e mbështetur edhe nga 10 homologë të tyre evropianë i dërguar presidencës spanjolle të bllokut, zv/Presidentit të Komisionit Evropian, Baroneshës Ashton, Komisionerit Fule, e figurave të larta të Brukselit.

Në letrën e hapur  nënshkruesit e saj thonë se inkurajojmë dhe mbështesin fuqishëm gatishmërinë e presidencës spanjolle për të njoftuar rrugën e hapur për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën në takimin e Sarajevës në qershor. 

Në dokument përmendet deklarata a e Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian e miratuar në nëntor të 2009 që angazhon Brukselin në tërësi të shohë liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën si një çështje urgjente, dhe sipas kryediplomatëve ky premtim duhet mbajtur.

Puna duhet të fillojë shkruajnë Fratini dhe Zhbogar me paraqitjen e propozimit nga ana e KE-së deri në fund të majit 2010.

Më pas debati politik për amendimin e rregullores mund të vazhdojë në Këshillin e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në Qershor, duke i mundësuar Parlamentit Evropian të përfundojë punën në fillim të vjeshtës që përkon edhe me periudhën e udhëtimit të lirë e pa viza për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës drejt BE-së.

Procesi i liberalizmit të vizave ka dëshmuar shprehen nënshkruesit e letrës se  është, arritja më e madhe e Brukselit dhe Ballkanit, që i shtyn ata të arrijnë suksese të jashtëzakonshme në reforma./tvklan.al