Nga Spanja ku po zhvillon një vizitë zyrtare, ministri i Brendshëm, Taulant Balla përgëzoi SPAK-un dhe Policinë e Shtetit lidhur me operacionin ketë të premte.

Sipas Ballës, ky operacion vërtetoi dhe njëherë se fenomeni i pandeshkueshmërisë po luftohet çdo ditë e më shumë.

Deklarata e ministrit u dha pas takimit që ai zhvilloi këtë të premte me homologun e tij spanjoll, ku u firmos një memorandum bashkëpunimi mes dy policive.

Ndër të tjera, marrëveshja parashikon dhe bashkëpunimin në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, krimit kibernetik dhe terrorizmit.

Tv Klan