Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Engjëll Bejtaj, vizitën e parë në detyrën e re të ministrit e bëri në një qendër për kujdesin ndaj të moshuarve në Fier. Bejtaj duke i uruar për Vitin e Ri, i tha të moshuarve të kësaj qendre, se ndihej i detyruar që i uronte atyre Vitin e Ri, për të shprehur solidaritetin dhe afërsinë me ta.

Për më tej ministri i ri tha, se të moshuar dhe fëmijë jetim nuk ka vetëm në Tiranë, por në të gjithë qytetet dhe fshatrat e vendit. Ai u bëri thirrje të gjithë njerëzve dhe institucioneve, që kanë mundësi të kontribuojnë për të ndihmuar këta njerëz të varfër e të braktisur.

Bejtaj i ka bërë gjithashtu të ditur, se për programet e shërbimeve sociale, buxheti i vitit 2004 është rreth 10% më i lartë se një vit më parë dhe rreth 20% më i lartë se në vitin 2002. Rreth 9.6 miliard lekë do të destinohen gjatë vitit të ardhshëm për programin e ndihmës ekonomike, pagesën e personave me aftësi të kufizuar, si dhe shërbimet sociale, në qendrat reizidenciale dhe në komunitetet e të moshuarve, fëmijëve jetim, të braktisur etj./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora