Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Do të luftojë që Shqipëria të mos kthehet në një kosh i plehrave të Europës, por nuk do të lejojë as që vendi ynë të bëhet depo as e disave që e duan atë kur iu jep pasuri. Pas akuzave dhe sulmeve të fundit bërë në adresën e tij nga disa media, Ministri i Turizmit dhe Rregullimit të Territorit Bashkim Fino, ka reaguar duke sqaruar opinionin me anën e një njoftimi për shtyp, lidhur me të vërtetën e marrëveshjes për importimin e plehrave nga Italia.

Fino nuk i ka mohuar se së bashku me tre ministra të tjerë të kabinetit aktual, ka firmosur projekt marrëveshjen e cila tashmë është pezulluar. Ministri i Turizmit e ka quajtur të paramenduar kërkesën  për dorëheqjen e tij nga një grup njerëzish që sipas Finos, duan të shfrytëzojnë për interesa të tyre brenda mazhorancës socialiste.

“E dua Shqipërinë, jo vetëm kur jam në pozitë, por edhe kur jam në opozitë dhe jetoj këtu, jo vetëm kur jam ministër apo deputet, por dhe qytetar i thjeshtë”, ka deklaruar ministri Fino në këtë njoftim.

Ndërkohë, ai është shprehur se është dakord me iniciativën e lëvizjes Mjaft për amendamentet ligjore nga parlamenti lidhur me mos importimin e plehrave nga jashtë./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka