Ministri i Arsimit, Genc Pollo, ka inspektuar punimet për ndërtimin e disa shkollave në rrethinat e Durrësit.
I shoqëruar nga drejtori rajonal i arsimit dhe autoritetet vendore Pollo u ndal në komunën e Xhafzotaj për të inauguruar fillimin e punimeve të shkollës 9-vjeçare.
Genc Pollo: “Në këtë terren ku nuk kishte asgjë më para dhe 250 nxënësit, fëmijët e fshatit detyroheshin shkonin me transport diku tjetër. Ne presim të mbarojë sa më shpejt në sajë të punës së mirë të pushtetit vendor, të komunës, të firmës që e ka marrë përsipër, të interesimit të të gjithë përfaqësuesve politikë dhe të angazhimit të komunitetit vendas”.
Investimi prej 300 mijë eurosh i godinës së shkollës së re është kryer me fondet e buxhetit të shtetit.
Shkolla e re do të jetë e pajisur me terrene sportive dhe objekte të reja arsimore./tvklan.al
Gazetar: Edian Gjoni