Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Lirimi me kusht, apo dhe dënimi me ndëshkimi fjetje janë disa nga format e sugjeruara nga Ministri i Drejtësisë Xhafaj, gjatë një takimi me të dënuar të burgut të Peqinit. Kjo mënyrë ndëshkimi mund të zbatohet edhe në Shqipëri për rastet të veçanta, kushtet në burgje kanë ndryshuar, por vështirë të ndryshojë mentaliteti i drejtuesve të tyre.
Në burgun njëvjeçar të Peqinit me 700 të dënuar, ministri së bashku me ambasadorin italian Januci, qeveria e të cilit ka kontribuuar në ngritjen e këtij burgu, kanë dëgjuar se çfarë nuk realizohet si duhet këtu. Të dënuarit kanë kërkuar shtim të orarit të ajrosjes dhe punë fizike.
Fatmir Xhafaj: “Ne duhet të bëjmë disa ndryshime të rëndësishme, që lidhen edhe me aktivitetin ekonomik të vetë drejtorive të burgjeve, të misioneve të riedukimit, në të cilat do të angazhohen një pjesë e konsiderueshme e juaja, që do t’u japi mundësinë jo për dy orë dhe për tre orë ajrosje, por për gjithë ditën në ajër të pastër. E rëndësishme është që ju futeni në aktivitet ekonomik, nga njëra anë paguani dhe nga ana tjetër rehabilitoheni nëpërmjet punës.”
Ndërsa njerëzve që punojnë në këto institucione riedukimi, ministri u ka kërkuar të jenë të ashpër në zbatimin e ligjit. Do të ketë reformë në radhët e policisë së burgjeve, por dhe reformë në vitin 2005./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti