Tre milionë euro do të vihen në shërbim të zonave me potencial trashëgimie kulturore dhe historike në vend. Ministri i Kulturës Ylli Pango, ka prezantuar projektin për rehabilitimin e qëndrueshëm të objekteve me vlera të veçanta kulturore.
Ylli Pango: “Synimi i gjithë këtij projekti i cili synoj të jetë dmth në vijimësi po kaq i suksesshëm. Nuk është vetëm restaurimi i vlerave, as vetëm ripaketimi i kësaj pasurie. Por neve bashkë me këtë synojmë që me ekspertizën europiane dhe të rizbulojmë komponentët e tjera dhe t’i imitojmë këto në të ardhmen dhe për brezat që vijnë”.
Projekti ka filluar më 17 mars të vitit 2008 dhe është planifikuar të përfundojë në fund të vitit 2008./tvklan.al
Gazetare: Manjola Bregasi
Operator: Beni Haxhiaj
Montazhi: Renis Zela