Ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Lajmi konfirmohet nga gazetari i Klan News, Fatos Salliu. Mësohet se Sejdini vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Sejdini e nisi karrierën politike nga posti i prefektit në vitin 2002. Më herët kishte qenë President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe president i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri.

Ai mbajti mandatin e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit për 3 mandate, nga viti 2007 deri në vitin 2019.
Përgjatë 12 viteve të drejtimit të bashkisë, Qazim Sejdini u akuzua shpesh nga opozita për lidhje me bandat që vepronin në qytet.

Në vjeshtën e vitit 2017, Prokuroria e Elbasanit përfshiu në një hetim të gjerë pasuror edhe rrethin e ngushtë familjar të Sejdinit. Hetim ky që nuk prodhoi rezultate. Vetë Sejdini i hodhi poshtë akuzat si politike./tvklan.al