Ish-ambasadori i NATO-s në Maqedoni, Nikolas Bigman, ka qenë i bindur se banorët shqiptarë të fshatit Sopot të Kumanovës nuk e kanë vendosur minën, nga eksplodimi i të cilës në vitin 2003 humbën jetën dy ushtarë të NATO-s.

Kjo është dëshmia e ish kryeministrit dhe ministrit të mbrojtjes në qeverinë e Maqedonisë, Vllado Bukovski, e cila mundet të shkaktojë kthesë të vërtetë në procesin gjyqësorë në të cilin 13 shqiptarë nga fshati Sopot janë dënuar me mbi 150 vite arrest, në proces për të cilin partitë shqiptare në Maqedoni thonë se është i montuar.

Vllado Bukovski: “Ambasadori Bigman më la një amanet. NATO vazhdimisht dyshonte se policia i ka akuzuar fajtorët e vërtetë, dhe në largim më tha, Vllado unë jam i bindur se këta njerëz janë të pafajshëm.”

Imer Aliu: “Askush tani e tutje nuk do të mund të rrijë i shurdhër ndaj gjithë kësaj që ka ndodhur dhe po ndodh. Edhe njëherë apel politikës, shumicës parlamentare mos të bëhemi naiv se politika nuk ka ndikim në gjithë këtë çfarë ka ndodhur.”

Pas shpalosjes së këtyre dëshmive, Komisioni parlamentar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut sot ka vendosur të formojë një Komision të posaçëm i cili do t’i hetojë rrethanat e reja në rastin e Sopotit./tvklan.al

Gazetar: Isen Saliu