Ministri i Rendit Igli Toska ka thërritur dretjotrët e policisë në qarqe në mbledhje të posacme, sipas tij kjo për shkak të një agresiviteti që po tregon krimi në vend kohët e fundit. Duke analizuar punën e efektivave blu ministri ka paralajmëruar se do të ketë një vlërsim drastik të punës.

Igli Toska: “Kur ndodh ngjarja e rëndë në mes të kryeqytetit, në mes të ditës, në sy të njerëzve dhe autori të mbetet i panjohur, ose të largohet në drejtim te paditur, është totalisht e pafalshme dhe e patolerueshme. Në këtë rast ka vetëm dy alternativa, ose policia është e paaftë, ose ajo mbulon autorin.”

Ndryshe nga shumë analiza të tjera në kuadër të rendit, duke marrë shkas nga ngjarja e Beratit, Toska ka kërkuar edhe njëherë vlerësim të nivelit të policisë në bazë, në rolin dhe në aftësinë në grupe. Mes policëve ka mjaft të patrajnuar dhe të paarsimuar, është shprehur ministri.
Gjithashtu është kërkuar menjëherë nga policia në rrethe të krijojë dhe të mbajë rrjetin e informatorëve civil, pasi policia duhet të ketë dijeni mbi veprime dhe mosveprime në zona të ndryshme.

Duke u ndalur më tejë në fjalën e tij, ministri ka paralajmëruar drejtoritë në rrethe se tani fillon numërimi mbrapsht për ata që nuk konsiderojnë këto udhëzime. Gjithashtu Toska ka paralajmëruar për më shumë interes për akte terroriste të pritëshme në vendin tonë.
Igli Toska: “Në disa drejtori qarku ka një koncentirm të disa shoqatave të dyshimta dhe të aktivistëve të huaj dhe shqiptar të shkolluar në disa vende problematike për inspirim aktesh terroriste. Në gjirin e tyre mund të ketë edhe infiltrime integraliste.”

Paralajmërime për përjashtime nga policia dhe ndëshkim të elementëve të inkriminuar janë bërë edhe më parë nga krerë të rendit dhe policisë, por që kanë rezultuar më pak rezultat. Ndërësa analizat dhe udhëzimet e fundit të Toskës kanë kërkuar testim të strukturave bazë në polici, krahas krerëve të rendit të cilët që me vënien e tij në krye të ministrise janë përfshirë në valë të fortë shkarkimesh./tvklan.al