Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Strukturat e Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, Këshilli Mbikqyrës i Alpetrolit, si dhe Drejtoria Ekzekutive e Ndërrmarjes janë të angazhuar dhe kanë marrë masa për të plotësuar kërkesat e sindikalistëve të naftës Patos. Kështu është shprehur Ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Mustafa Muçi në një takim me përfaqësuesit e sindikatave të naftës.
Kërkesa e punonjsve të rritjen e pagës 50%, si dhe dietës ushqimore në 300 lekë në ditë, ministri i është përgjigjue se pagat e punëtorve të Alpetrolit, do të rriten 12-15%. Ndërsa kuota ushqimore e parashikuar të rritej nga 100-200, u ra dakort në 250 lekë në ditë.
Përfaqësuesit e Sindikatës kërkuan përmirësimin e kushteve të punës për të cilën është vendosur të diskutohet më vonë. Ministri Muçi është shprehur i gatshëm për të tjera bisedime që do të çojnë në zgjidhje përfundimtare./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti