Për here te dyte në publik kreu i policisë shqiptare, Bujar Nishani, ka deklaruar zyrtarisht se hetimet për zbardhjen e vrasjes se deputetit socialist, Fatmir Xhindi, kane avancuar.

Nishani deklaroi se policia dhe prokuroria kane ngritur pistat e hetimit dhe se s’mund te thotë me shume për opinionin publik. Çdo informacion, sipas tij qe mund te dale nga hetimi, do te dëmtonte hetimet e deritanishme.

Bujar Nishani: “Askush nuk duhet që të deklarojë apo të japë informacione rreth ecurisë së procesit hetimor, por ajo që unë do t’i përgjigjem interesit tuaj, por dhe opinionit publik është fakti që hetimet po ecin dhe po zhvillohen çdo ditë në mënyrë shumë intensive. Që nga dita që ka ndodhur ky krim i rëndë hetimet kanë pësuar një përparim esencial, qoftë në aspektin e pistave hetimore, qoftë dhe në atë të autorëve të dyshuar”.

Një tjetër mesazh qe ministri Nishani i ka bere policisë është ajo e qëndrimit larg politikes.

Vetëm pak dite para zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit, Nishani ka shfrytëzuar një takim me vartësit e tij për te deklaruar se zgjedhjet e këtij viti janë një proces i rëndësishëm për demokracinë ne vend

Bujar Nishani: “Policia e shtetit për disa zgjedhje të pjesshme apo dhe ato të fundit që janë zhvilluar ka treguar se është një institucion i distancuar nga debati politik. Është një institucion i distancuar nga përdorimi politik, është një institucion i cili e mbështet tërë veprimtarinë e tij vetëm mbi bazën e zbatimit të ligjeve dhe akteve ligjore që janë në fuqi. Askush të mos bëhet pjesë e debatit politik, të qëndrojnë larg angazhimeve politike, të forcave politike. Politika është pjesë e politikës, ndërsa policia e shtetit ka detyra saktësisht të përcaktuara në ligj”./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani