Edmond Koseni, komisari i Elbasanit është drejtuar i pari në Ministrinë e Rendit në takimin që ministri Poçi kishte planifikuar me drejtorët e komisariateve në rrethe. Pas tij mbërriti dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Kolonel Bilbil Mema. Përfundimi me sukses i punës së policisë gjatë fushatës elektorale, ishte qëllimi i takimit mes Poçit dhe vartësve të tij, por ndërsa prisnin në oborrin e Ministrisë së Rendit të thirreshin në zyrë, policët e rretheve kanë parë ministrin t’ua bënte me shenjë t’a ndiqnin. Çuditërisht jo në zyrë, por në kafenenë e ministrisë.
Është mëse normale u është drejtuar Poçi policëve të lartë që në këtë mbyllje fushate të përgëzoheni për punën e mirë që keni bërë. Qetësia që karakterizohet, veçanërisht në këtë orë pas votimit në rrethet e Shqipërisë ishte falë punës dhe masave të rrepta të Policisë Shqiptare. Ministri Poçi nesër do të dalë në konferecë shtypi ku do të sqarojë gjithë strukturën e ndjekur nga policia për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 1 tetorit./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj