Dritan Prifti: Në aspektin energjetik, situata është e përballueshme dhe e menaxhueshme. Rezerva jonë energjetike ka shkuar pothuajse 1.4 miliard kilovat orë. Por për shkak të kësaj situate ne kemi dhe nivele goxha të rritura, të lartë në liqenin e kaskadës së Drinit. Ne sigurisht po qëndrojmë me një prodhim maksimal. Prodhimi i djeshëm ka qenë 24.3 milion kilovatorë, ku konsumi në vend në fakt ka ulje. Konsumi është rreth 21 milion kilovatorë. Ne në 24 orët e fundit kemi eksportuar 9.5 milion kilovatorë dhe sot kemi përfunduar dhe një procedurë tjetër ankandi për shitje dhe gjithë situata e eksportit që do të ndodhë gjatë muajit mars është 430 milion kilovat orë, pothuajse e barabartë me konsumin mujor të një muaji siç është Prilli, apo Maji”./tvklan.al