Situata energjetike në vend, si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit paraqitet optimale për furnizimin e vendit me energji elektrike. Kështu deklaroi sot në një konferencë për shtyp ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli.

Genc Ruli: “Situata energjetike përsa i përket mundësisë dhe burimeve të fundit të mjaftueshme për të furnizuar popullatën dhe ekonominë

në mënyrë të pandërprerë është mëse optimale. Shumë lehtë mund të themi ka qenë edhe dhurata e natyrës me bollëkun e reshjeve që na dha gjatë muajit dhjetor, në fundin e nëntorit dhe fillimin e dhjetori. Por do të thoja që kjo dhuratë e natyrës nuk do të ishte shfrytëzuar nga ne në qoftë se nuk do të kishim pasur atë menaxhim shumë të kujdesshëm të kaskadës përgjatë gjithë vitit 2008. Pra rezervat hidrike në hidrocentrale janë përdorur me kursimin më madh, duke importuar për gjatë gjithë vitit. Në mënyrë që ne të mund të hynim në zonën e dimrit, të paktën me garancinë mesatare të mbulimit të nevojave për periudhën e dimrit.”

Më tej ministri Ruli foli edhe mbi projektin e firmosur dje për ndërtimin e hidrocentralit në kaskadën e lumit Devoll, duke e cilësuar këtë projekt si më të madhin në ndërtimin e hidrocentraleve në Shqipëri./tvklan.al