Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ministri rumun i mbrojtjes viziton Shqipërinë vetëm disa ditë pas pranimit të këtij shteti në NATO. Ai u prit nga homologu i tij shqiptar Pandeli Majko, në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes. Pas një bisede kokë më kokë, janë takuar delegacionet e dy vendeve, ku u bisedua për forcimin e marrëdhënieve ushtarake, tashmë që Rumania bën pjesë në NATO. Ndërsa vendi ynë është ndër kandidatët për pranimin në të.

Ndërsa kanë vlerësuar se bashkëpunimi mes Rumanisë dhe Shqipërisë është mjaft i mirë, dy ministrat Majko dhe Pasku, janë shprehur gjatë konferencës për shtyp pas takimit, se nuk do të tërhiqen nga pjesëmarrja në koalicionin e shteteve, që përkrahën luftën në Irak. Pavarësisht situatës së krijuar atje.

Pandeli Majko: “Qeveria e Shqipërisë,  ministria e mbrojtjes, e ka rishikuar pozicionin e saj vetëm në kuadrin e forcimit të przencës tonë atje, ne shikojmë më shqetësim situatën e fundit që po zhvillohet në Irak, por ndërkaq dëshirojë të shpreh qëndrimit tonë të qartë dhe të fortë njëkohësisht, për të vazhduar prezencën në Irak dhe sigurisht po diskutohet dhe mundësia e shtimit të prezencës tonë atje”.

Pas takimit me homologun shqiptar, zoti Pasku është takuar me krerët më të lartë të qeverisë shqiptare./tvklan.al