Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Pas 45 ditësh do të shpallet firma, e cila do të fitojë të drejtën për të marrë me koncencion për 20 vjet aeroportin e vetëm civil në Shqipëri “Nënë Tereza’. Ministri i Transporteve Spartak Poçi ka dhënë gjatë një konference për shtyp informacion mbi tre firmat e huaja të cilat janë vënë në garë për të fituar tenderin për marrjen me koncension të aeroportit të Rinas.

Spartak Poçi:- “Janë paraqitur kompania Hotkif, që është një kompani aeroportesh me përvojë ndërkombëtare të madhe, është një kompani që është John Eventer, me disa kompani të tjera gjermane. Është grupi VAC, i cili është i përbërë nga kompania e fuqishme Vinci dhe Tarfi Group edhe ky është një grupim shumë i rëndësishëm, shumë i fuqishëm të cilët kanë bërë ndërtime të rëndësishme në aeroportet e Europës, është edhe kompania e tretë TEPE Akfen, e cila është një miks kompanish TEPE Group dhe Hakfen Holding, dy kompani të fuqishme, të specializuara dhe këto në financimin dhe menaxhimin e aeroporteve të rëndësishme”.

Sipas Poçit objekti i kontratës së koncesionit është ndërtimi i terminalit të ri të pasagjerëve, si dhe zhvillimi i infrastrukturës aeroportuale. Poçi ka deklaruar se të tre firmat në garë kanë ofruar një shifër mbi 100 milion euro. Faza e parë e tenderit për kontratën e koncensionit të aeroportit të Rinasit nisi në Dhjetor të vitit 2002, pasi qeveria shqiptari miratoi procedurat dhe kriteret e firmave që do të shprehnin interes./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka