Brikena Kollçinaku: “Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shpreh keqardhjen që në renditjen e shkaqeve të tij për mosnjohjen e zgjedhjeve në Shqipëri, zoti Rama mashtrojë audiencën dhe opinionin publik duke pretenduar si provë manipulimin e zgjedhjeve në kongresin e Partisë Socialiste se janë mbyllur institucionet arsimore për të siguruar pjesëmarrjen e studentëve dhe nxënësve në aktivitet e  Partisë Demokratike dhe se Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Fatos Beja, ka deklaruar se pjesëmarrja e fëmijëve në fushatën zgjedhore ndihmon shëndetin mendor dhe formimin e tyre. MASH i bën të njohur opinionit publik se në një letër drejtuar Avokatit të Popullit në 12 maj 2009, ministri i arsimit dhe shkencës, zoti Fatos Beja, ka deklaruar se shkollat dhe drejtoritë arsimore nuk organizojnë fushata elektorale, se ndër 40 mijë arsimtarët e Shqipërisë ka veprimtar politik të të gjitha partive politike dhe se nuk dua të ngatërrohet inaugurimi i shkollave me tubimet elektorale. Inaugurimi i një shkolle të re është një gëzim i madh për fëmijët, mësuesit, prindërit, kryetarët dhe përfaqësuesit e pushtetit  vendor pavarësisht përkatësive partiake që si rregull ata marrin pjesë në këto inaugurime. Nuk është mirë që zoti Rama të shtrembërojë të vërtetën për të krijuar alibitë e tij”./tvklan.al