Brikena Kollçinaku: “Për të dhjetën herë në monologun e tij bajat Edi Rama përsëriti se prindërit nuk u blejnë sot abetare fëmijëve pasi nuk kanë lekë. Kjo deklaratë më bajate se monologu i tij dëshmon, se Rama nuk jeton në Shqipëri, por në kullën e tij të fildishtë në Pezë. Pasi akoma nuk ka mësuar se në Shqipëri fëmijët e të të gjithave shtresave abetaret u jepen falas nga shteti. I themi zotit Rama se nëse me alergji ndaj shkollave i ka lënë fëmijët e Tiranës pa shkolla e kopshte ka djegur 15 milion euro kredi të marra nga qeveria shqiptare. Programi i Edi Ramës se do tu blejë fëmijëve abetare është një tallje e thjeshtë e një njeriu që nuk ndërton shkolla në Tiranë, sepse nuk merr dot 20% e lejeve, por premton ato që tashmë janë të garantuara prej vitesh.”
“Duke dashur të sqarojmë opinionin publik lidhur me deklarimin e djeshëm të kryetarit të opozitës në lidhje me përfitimin e lejes së paralindjes sqarojmë: Aktualisht ligjistlacioni shqiptar ka të përcaktuar që përfitimi për barrë lindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës me kushtin që ajo të ketë 12 muaj sigurimi për çdo rast përfitimi. Si pasojë lind e drejta që të përfitojë të ardhura për barrë lindje për 365 ditë kalendarike duke përfshirë dhe 35 ditë paralindje dhe 42 ditë pas lindjes së fëmijës. Për çdo fëmijë të lindur personi i siguruar qoftë ky nëna ose babai i fëmijës shpërblehet në mënyrë të menjëhershme me 50% të pagës minimale mujore.”/tvklan.al