Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ministria e Bujqësisë deklaron, se do të plotësojë kuadrin ligjor për të ndaluar hyrjen e produkteve të modifikuara gjenetikisht në vendin tonë. Reagimi vjen në disa raste pas lejimit të importimit të sasive të produkteve të modifikuara në formë ndihme nga qeveria amerikane, si dhe protestave ambientaliste në lidhje me këtë çështje.

“Nëse legjislacioni dhe kshu është i BE-së, është paksa i ndjeshëm, ose nuk është aq i hapur për OMGJ-të, për produktet e modifikuara gjenetikisht, atëherë padyshim, ne që jemi në procesin e përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së nuk do të bëjmë përjashtim, pra dhe legjislacioni jonë do të eci në linjën e përafrimit me atë të vendeve ku ne aderojmë të shkojmë”.

Ministria e Bujqësisë nuk e konsideron shqetësuese rënien e tre viteve të fundit prej afro 15% të kontributin e bujqësisë në prodhimin e përgjithshëm. “Ka një kurb në rënie të kontributit të xhidipisë, që ka qenë diku në një maksimum të vetin tek 52% dhe tashmë mund ta gjesh në shifrat 28%, në fakt kjo është e varur jo se ka rënë prodhimi bujqësor dhe ai ushqimor. Në çdo vit që merrni ka një rritje vjetore të prodhimit agro-ushqimor”.

Prodhimi vendas aktualisht gjendet në vështirësi, jo vetëm për shkak të ndikimit të përmbytjeve të dy viteve të fundit, por edhe për shkak të konkurrencës së importeve, pas rënies së barrierave doganore./tvklan.al