“Xhaxhai” i Ndraghetas u arrestua në Tiranë
Ministria e Drejtësisë ka firmosur ekstradimin drejt Italisë të Bujar Sejdinit, i dyshuar si pjesë e organizatës mafioze Ndragheta në Itali.
61-vjeçari që njihej edhe me nofkën “Xhaxhai”, duhet tu dorëzohet autoriteteve italiane brenda 25 Nëntorit, pasi ndaj tij u lëshua një urdhër arresti ndërkombëtar.
Ai akuzohet se negocioi me një grup kriminal në Spanjë për shitjen e 20 kg kokainë për llogari të grupit mafioz “Beloko”.
Sejdini u prangos në muajin korrik në Tiranë pas një operacioni që u shtri në disa vende si Kosta Rika, Argjentinë dhe Itali ku u prangosën disa persona.
Tv Klan