Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani  ka urdhëruar procedim displinor për gjyqtarin Shyqyri Çobo.

64-vjeçari u pezullua nga detyra pasi kishte kërkuar favore seksuale një gruaje të cilën e kishte pasur pale në një proces gjyqësor.

Ky procedim sqaron zyra e shtypit në Ministrinë e Drejtësisë vjen për shkak të sjelljeve, që cënojne rëndë figurën e gjyqtarit.

Ditën e mërkurë u publikuan edhe mesazhet që Çobo i kishte dërguar kallëzueses ku kërkonte favore sekuale në këmbim të një vendimi në favor të saj.

Tv Klan