Mori disa herë gjobë, por sërish nuk ndaloi së organizuari dasma. Në këtë mënyrë policia është detyruar të procedojë një 32-vjeçar nga Fushë Kruja.
Uniformat blu kanë deklaruar se ai mori tre herë gjobë me nga 1 milionë lekë si dhe paralajmërim për mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore. Megjithatë sërish vijoi të organizonte dasma.
Për herë të tretë i është vendosur gjobë edhe një pronari tjetër lokali në Fushë Krujë.
“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftimin e policisë. /tvklan.al