Gazetarja: “Ministria e Drejtësisë nuk ka pranuar që një grup xhirimi i Televiziont Klan të hyjë në burgun 302 për të interviztuar të dënuarin Sokol Koçiu. Më parë kjo ministri ka dhënë mjaft leje dhe autorizime për të bërë intervista nga grupe xhirimi të ndryshme për të burgosur ordinerë appo të burgosur të konsideruar si VIP.”

Ministri a Drejtësisë, megjithë kërkesën e dorëzuar zyrtarisht nga Televizioni Klan, nuk ka lëshuar autorizimin përkatës duke mos dhënë dhe një përgjigje zyrtare për këtë pengesë për realizimin e intervistës. Më parë, në bazë të së drejtës për takime me ata persona të cilët kanë marrë dënimin e formës së prerë, janë realizuar me dhjetëra intervista nga televizione dhe gazeta të ndryshme me të dënuar për vepra të rënda apo krime ordinere.Para disa javësh kamera televizive u ftuan dhe në qelitë e paraburgimit për të intervistuar një person që akuzohej për grabitje ordinere, megjithëse gjatë qëndrimit në paraburgim i pandehuri nuk duhej intervistuar.

Sokol Koçiu, oficer i Policisë Gjyqësore, ka nënshkruar procesverbalin ku transkriptohej biseda e Nanos me Abdiun, bisedë e publikuar nga deputeti Nikollë Lesi në parlament. Koçiu është personi kyç i cili mund të zbardhë rrethana të përgjimit dhe realizimit të bisedës. Por, në këto momente, intervista me Sokol Koçiun nuk bëhet e mundur pasi Ministria e Drejtësisë nuk ka pajisur grupin e xhirimit të Televizionit Klan me një autorizimi për takim me të dënuarin. /tvklan.al