Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ministria e Financave bëhet pengesë për ecurinë e punëve publike. Janë këto akuza të dala nga ministria zbatuese e këtyre punëve pas kërkesës për shtesë fondi në Qeveri. Është miratuar nga Këshilli i Ministrave në fund të Korrikut shtesa me 200 milion lekë akorduar Ministrisë së Punës dhe në Shtator çdo projekt duhet të kish përfunduar dhe nisur menjëherë puna.
Por Ministria e Financave megjithëse me vonesë e çel këtë fond ajo akordon gjysmat e miratuara nga Qeveria, duke vënë në rrezik zbatimin e këtij programi. Ky shqetësim del nga Ministria e Punës.
Ministria e Punës:- “Me një shkresë Ministria e Financave na ka vënë në dijeni që nuk vë në dispozicion 200 milion por vetëm 100 milion. Kjo na krijon probleme të mëdhaja dhe vë nërrezik realizimin e projekteve tona, përveç arsyeve dhe problemeve të tjera që na krijohen. Problemi është zinxhir dhe nuk është një shkresë e thjeshtë ose një projekt i vetëm që mund të shtyhet. Fjala është për projekte që shtrihen në të gjithë Shqipërinë. Dhe ne kemi bërë gjithëatë punë parapërgatitore dhe ju është thënë rretheve, komunave ose vendeve ku do të zbatohen këto projekte që këto projekte do të mbështeten me fonde. Ndërsa mosçelja e fondit të plotë na krijon probleme sepse duhet bërë një rindarje. Duhet të mblidhen komisionet dhe një herë nga e para për të bërë rishpërndarjen e këtyre fondeve”.
Sipas parashikimit puna duhet të fillonte javën e parë të Shtatorit dhe do të përfundonte po në të parën javë të dhjetorit, por gjithçka është vonuar. Nderhyrje per zgjidhjen e problemit nga Ministria e Punes i eshte kerkuar dhe Kryeministrit Majko, ku pritet zgjidhje prej pergjigjes se tij./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti